Historia e pabesueshme e futbollistit të Gjermanisë, mjekët i operuan këmbën e gabuar dhe i dogjën karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 18:22

Historia e pabesueshme e futbollistit të Gjermanisë, mjekët i operuan këmbën e gabuar dhe i dogjën karrierën

Tingëllon si një skenë e një filmi horror. Por është realitet. Jan Engels, tani 23 vjeç, shihej si një nga lojtarët me talent të madh në Gjermani. Në moshën 17-vjeçare, ai luante me Karlsruhen dhe me kombëtaren gjermane duke qenë shok skuadre me lojtarin aktual të Dortmundit, Feliks Paslak. E ardhmja dukej e madhe për lojtarin deri në momentin kur ndodhi një gabim i pafalshëm që do t’i ndryshonte atij jetën.

jan engels

Në 2015 ai këputi ligamentin në kaviljen e djathtë dhe duhej të operohej. Një ndërhyrje rutinë për mjekët të cilët kanë kryer me mijëra të tilla. Por gjithçka shkoi keq. “U zgjova nga operacioni me lot në se, kisha shumë dhimbje dhe ndjesinë që diçka nuk ishte në rregull”, shprehet Engels. “Më pas erdhi mamaja për të parë nëse gjithçka kishte shkuar siç duhej. Aty nuk u besuam syve, kur pamë që këmba e majtë ishte fashuar dhe ishte mbuluar me disa vegla që përdoreshin për operim. Mjekët kishin operuar këmbën e gabuar, aty përfundoi gjithçka për mua”.

Tani, gati 6 vite nga operacioni, Engels luan për një skuadër amatore në Teksas të Amerikës. Dhe pse po në atë ditë famëkeqe, mjekët operuan edhe këmbën e dëmtuar, ai e kishte të pamundur të kthehej në fushën e blertë si më parë. Karriera e tij do të kishte qenë shumë ndryshe nëse mjekët do të ishin treguar më të kujdesshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"