Historia e Luka Modriç bëhet dokumentar, nga bariu i dhive te maja e botës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 25, 2018 | 23:24

Historia e Luka Modriç bëhet dokumentar, nga bariu i dhive te maja e botës

Modriç e ka kurorëzuar ëndrrën e tij në moshën 33-vjeçare. Ai është nga ata që i ka arritur të gjitha me djersë dhe ka mbërritur nga zero në njëqind. Në fillim ka qenë udhëheqës i një tufe dhish kur ishte ende fëmijë, pastaj udhëheqës i një topi, dhe në fund udhëheqës i kombëtares së tij të futbollit.

418935_TS_25-09-18_6382782815_

Një histori e denjtë për një film. Pavle Balenoviç është përsoni që i ka kushtuar një dokumentar gjithë këtij rrugëtimi. “BBC” ka bërë publik një ekstrakt që përshkron nëpërmjet imazheve dhe rrëfimeve gjithë historinë e Luka Modriç. Dy realitete krejt të ndryshme, kur ai ishte fëmijë dhe kur veshi fanellën e Realit të Madridit. Imazhet që numri 10 nuk dëshiron t’i kujtojë janë ato të kohës së luftës me serbët, kur famija e tij u detyrua të jetonte në hotel.

418935_TS_25-09-18_4912496002_

Ai e kujton veten gjithmonë me top në këmbë, pavarësisht se gjyshi i tij humbi jetën nga kjo luftë. Trajneri i tij i tij i parë ka qenë Tomislav Basiç. Kur ky i fundit ndërroi jetë në 2014, Modriç e kishte prekur ëndrrën dhe luante për Real Madridin, por nuk nguroi të merrte leje dhe të përcillte për në banesën e fundit njeriun që i dedikohej ai sukses. Ditën e djeshme djaloshi nga Zadari i Kroacisë mori çmimin si më i miri i 2018-ës, duke bërë të derdhë lot edhe Zvonimir Boban.






www.minuta90.com