“Historia e dashurisë” ndërmjet Murinjos dhe shkarkimit nga detyra. Mësoni shumën e frikshme që ka fituar portugezi nga ndërprerjet e kontratave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 14:32

“Historia e dashurisë” ndërmjet Murinjos dhe shkarkimit nga detyra. Mësoni shumën e frikshme që ka fituar portugezi nga ndërprerjet e kontratave

Ditën e sotme, skuadra e Totenhemit zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit portugez, Zhoze Murinjo pas dy viteve në stolin e londinezëve.

muriiii

Rezultatet e dobëta dhe mosarritja e objektivave ishin arsye kryesore që çuan në pushimin nga puna të Murinjos. Në qoftë se shikon historinë e shkarkimeve të “Special one” në karrierën e tij, rezulton se portugezi ka fituar në total një shumë prej 93 milion paundësh nga prishjet e parakohshme të kontratës.

murinjo

Kur u shkarkua nga stoli i Çelsit në vitin 2007 për të ardhur tek Interi, londinezët i detyroheshin Murinjos një shumë prej 18 milion paundësh. Shkarkimi në vitin 2012 nga stoli i Real Madridit i kushtoi madrilenëve 17 milion paund, në vitin 2015 u pagua 12.5 milion paund përsëri pas shkarkimit të tij në krye të Çelsit, në vitin 2019 zëvendësimi i tij me teknikun Solskajer i kushtoi Junajtid 15 milion paund.

Totenhemi është detyruar t’i paguajë portugezit shumë prej 30 milion paundësh pasi kontrata ndërmjet portugezit dhe klubit përfundonte në vitin 2023. Shifra të frikshme këto në të cilat nuk është llogaritur rroga e përfituar nga Murinjo, por vetëm detyrimet e klubeve të cilat kanë prishur kontratën teknikun portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"