Historia e çuditshme, holandezi “i maskuar” si futbollist përfundon prapa hekurave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 18:27

Historia e çuditshme, holandezi “i maskuar” si futbollist përfundon prapa hekurave

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Danimarka, me një futbollist të rremë siç e quajnë në vendin nordik.

23275887-verhagen0pix

Bëhet fjalë për holandezin Bernian Verhagen, i cili akuzohet për mashtrim nga policia daneze. Gjithçka është arritur të zbulohet, pasi 25-vjeçari kishte arritur të siguronte një kontratë me klubin Viborg FF, teksa kishte tentuar që të nënshkruante edhe me tre ekipe të tjera.

Mediat daneze shkruajnë se ky person ishte një futbollist jo profesionist, i  cili kishte arritur që kontratën ta siguronte falë disa e-maileve false që kompania e tij e menaxhimit kishte shkëmbyer me klubin danez. Viborg është bindur, pasi kompania u ka premtuar se shumë shpejt do e shisnin në Kinë lojtarin në fjalë.

Tre klubet e tjera që lojtari kishte tentuar të firmoste, ishin edhe Lyngbi, Naestved dhe Hobro. Një nga hetuesit e çështjes u shpreh se Verhagen akuzohej për mashtrim, ndërsa po kërkonte prova që të konfirmohej akuza. Për momentin ai ndodhet në paraburgim.

verhagen-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"