Historia e çuditshme e yllit të Sitit, Franca dhe Spanja e lënë pa kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 13:07

Historia e çuditshme e yllit të Sitit, Franca dhe Spanja e lënë pa kombëtare

Shkon t’u hedhësh një sy prezencave të tij me kombëtaren franceze, shikon shifrën “0” dhe nuk u beson syve: “Si është e mundur? Deshamp nuk thërret Laport? Titullar te Siti, lideri i mbrojtjes së kampionëve të Anglisë”. E çuditshme, por e vërtetë. Mbrojtësi 24-vjeçar nuk ka debutuar ende, edhe pse ka regjistruar një grumbullim në vitin 2016 me “Les Bleus”.

630_360_1540360614-298

Pastaj mendon: “OK, ndoshta do të luajë me Spanjën”. A është e mundur? Sigurisht, Laport është rritur tek Atletiko Bilbao dhe regjistron më shumë se 160 ndeshje në La Liga. Por, nuk mund të luajë as për iberikët. Në 2016, një muaj përpara ftesës së Deshampit, ish-trajneri i “La Roja”, Lopetegi tentoi që t’i merrte pasaportën spanjolle, por pa sukses.

Aymeric-Laporte-923531

Sot, Ajmerik Laport nuk ka një kombëtare. Ose, më saktë, teknikisht do ta kishte, por Deshamp nuk e thërret, madje preferon deri te Sakhoja i Kristal Palasit përpara tij. Trajneri i Francës preferon qendërmbrojtës si Kimpembe, Koshielni e deri te Mangala. Dikush përmend motive taktike, duke qenë se ai ka shumë mëngjarashë, ndërsa të tjerë vënë në diskutim personalitetin.

Sipas “Daily Mail”, Didi preferon karaktere më të fortë dhe në këtë këndvështrim vlerëson më shumë Raminë, pavarësisht se kolegu i tij katalanas e ka lojtar të pazëvendësueshëm. Shumë pyesin përse nuk zgjedh Spanjën. Edhe këtu, ashtu si në rastin e Deshamp, motivi është shumë i thjeshtë.

Ai nuk mund të luajë për arsye burokratike. Laport ka lindur në Francë (Agen, një qytet mes Tuluzës dhe Bordosë), por pavarësisht viteve te Bilbao, nuk nisi kurrë formalitetet e marrjes së nënshtetësisë spanjolle. Tani jeton në Mançester dhe nuk mund ta marrë më nënshtetësinë për shkak se nuk jeton më në Bilbao.

48C60A3A00000578-0-image-a-37_1517434093185

Federata spanjolle bëri të pamundurën për t’i siguruar një pasaportë, ashtu si në rastin Diego Kosta në 2014. “Nuk do ta thërras, ka një tjetër vend që mund ta ketë”, tha Deshamp në 2016 referuar Spanjës. Lojtari besonte se herët a vonë një ftesë e bluve do të vinte. Por, jo. Titullar te Siti, nxënës i Guardiolës, kampion i skuadrës së rekordeve, e megjithatë nuk mjafton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"