Dinamo dhe Skënderbeu, mungesë prej 9 vitesh. Mësoni si ka përfunduar sfida e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 11:23

Dinamo dhe Skënderbeu, mungesë prej 9 vitesh. Mësoni si ka përfunduar sfida e fundit

Dinamo dhe Skënderbeu kanë që prej vitit 2012 që nuk përballen as për kampionat dhe as për Kupën e Shqipërisë.

pjimage

Në fakt, një dekadë më parë, kur korçarët nisën të fitonin 7 tituj, mes të cilëve 6 radhazi, blutë e kryeqytetit u rrëzuan nga Superiorja dhe prej 9 vitesh nuk kanë ngritur më kokë. Për herë të fundit një ndeshje për kampionat e dy skuadrave daton më 4 mars 2012, kur Skënderbeu fitonte 2-0 pas golave të Gjergji Muzakës.

Ndërsa për të gjetur herën e fundit që skuadrat janë përballur në Kupë duhet të kthehemi në vitin 2008, kur Dinamo eliminonte bardhekuqtë nga turi i dytë (1-0 në Korçë, 4-0 në Tiranë).

Sot në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadrat do të diskutojnë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës, pasi luhet me ndeshje teke dhe shorti u rezervoi bluve të prisnin Skënderbeun.

ske 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"