“Hirushja” e kampionatit, ish-futbollisti i Partizanit shënon dhe korr suksesin e radhës në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:41

“Hirushja” e kampionatit, ish-futbollisti i Partizanit shënon dhe korr suksesin e radhës në Kosovë

Skuadra e re e Superligës së Kosovës Arbëria vazhdon të befasojë dhe në javën e tretë të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina mposhti bidnshëm 0-3 skuadrën e Besës së Pejës në fushën e këtyre të fundit.
arberiaaaa
Goli i dytë i takimit u shënua nga ish-futbollisti i Partizanit dhe Prishtinës Labinot Ibrahimi, i cili shënoi golin e tij të parë me skuadrën e re.

Pas 3 javëve, Arbëria ka grumbulluar 7 pikë dhe kryeson përkohësisht kampionatin. Ata mposhtën në javën e parë Trepçën ’89 0-2, ndërsa në takimin e dytë frenoi në barazim 1-1 Prishtinën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"