Hiqet klauzola e largimit, bonus 1 milion euro për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 22:48

Hiqet klauzola e largimit, bonus 1 milion euro për Hysajn

Kontratë deri në vitin 2023 dhe pagesë rreth 2.6 milionë euro. Ky është vlerësimi që ka menduar Napoli për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Elseid Hysaj është një prej të pazëvendësueshmëve të axurrëve në Serinë A dhe të gjithë kompeticionet europiane, ndaj ka ardhur momenti që klubi që i zotëron kartonin të mendojë për shpërblimet. I kërkuar edhe nga ish-trajneri Maurcio Sarri për ta marrë te Çelsi, dhe jo vetëm, napolitanët i vunë “bllokadë”.

Hysaj555

Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi bëhet fjalë për diskutimin e kontratës së tij dhe parametrave që e mbajnë shqiptarin pjesë të nënkampionëve të Italisë në sezonin e shkuar. Kontrata Elseid Hysaj është në pronësi të Napolit deri në vitin 2022, por te Napoli po mendojnë zgjatjen e afateve.

Mediat italiane raportojnë se për shqiptarin është duke u bërë gati edhe paketa ofertë që do t’i propozohet atij dhe agjentit Mario Xhiufredi. Elseid Hysajt do t’i kërkohet që të nënshkruajë deri në vitin 2023 me Napolin. Por, kjo nuk është e gjitha. Nga sa bëhet me dije, drejtuesit e skuadrës italiane janë të gatshëm që të bindin atë me një pagë prej 2.6 milionë eurosh.

Nga rreth 1.7 milionë euro që është shifra e përfitimeve aktualisht, mbrojtësi kuqezi pritet që të përfitojë rreth 2.6 milionë euro, duke përfituar një bonus më se të merituar. Klauzola Ka qenë menaxheri Xhiufredi që ka bërë me dije gjatë verës se Napoli nuk pranoi as pagesën prej 50 milionë eurosh, sa edhe shkruhet në klauzolën e largimit të shqiptarit.

Kjo ka qenë pikërisht kërkesa e menaxherit, për ta hequr klauzolën e largimit. “Kemi bërë një kërkesë për heqjen e klauzolës dhe pasi Napoli refuzoi pagesën e klauzolës nga Çelsi, është koha që të bëjë vlerësimet e veta për rinovimin. Do të diskutojmë në ditët në vijim rreth tij”, ka deklaruar menaxheri i shqiptarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"