Hiqej si lojtar i Juventusit, demaskohet 19-vjeçari meksikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 12:35

Hiqej si lojtar i Juventusit, demaskohet 19-vjeçari meksikan

“Shumë i lumtur për golin tim të parë me bluzën e Juves”. Një postim klasik në “Instagram”, e shoqëruar me foton e festimit dhe shiu i “like”-ve nuk kishte sesi të mos vërshonte. Rritet edhe kështu në ditët e sotme, fama e një lojtari dhe kështu ka bërë për një kohë të gjatë, Dionicio Farid Rodriguez Duran.

142308151-35f972ac-7565-4380-bf8c-33e04e76eadc

Postimi në fjalë i meksikanit 19-vjeçar datonte në shtator të vitit 2017 dhe korrespondonte me festimin e një prej golave të suksesit 3-1, që të rinjtë e Juves kishin arritur ndaj Olimpiakosit, në Ligën e Kampioneve për të rinj. Gjithçka mirë deri këtu? Aspak… Sepse Dionicio Farid te Juventusi nuk ka luajtur kurrë, por duke qenë një specialist në montazhin e fotove të vjedhura nga të rinjtë e Juves, ai bëri famë në Meksikë, duke tërhequr vëmendjen e medias së shkruar dhe vizive, të cilat i dhanë shumë hapësirë.

Por, tani Farid është demaskuar, llogaria e tij në “Instagram”, e cila numëron 16 mijë ndjekës është mbyllur, por mbi të gjitha, personi në fjalë ka humbur gjurmët. Ai në Itali nuk ka shkelur kurrë dhe ndoshta nuk ka qenë kurrë as edhe futbollist.

142946651-594bab3a-6db9-4209-8aab-9f85bd829055

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"