Hipoteza tronditëse nga tragjedia e Emiliano Salës, piloti mund të ketë shpëtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 0:10

Hipoteza tronditëse nga tragjedia e Emiliano Salës, piloti mund të ketë shpëtuar

Një hipotezë tronditëse është duke qarkulluar në mediat britanike, 1 vit pas tragjedisë ku humbi jetën futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

Sala

Bëhet fjalë për pilotin David Ibotson. Trupi i tij nuk u gjet kurrë, pavarësisht kërkimeve intesive nga autoritetet shtetërore dhe private.

Sipas variantit të publikuar nga “Daily Mirror”, piloti mund të jetë hedhur nga avioni përpara se ai të përplasej, për të shmangur rrëzimin fatal. Pra ekziston mundësia e shpëtimit të Ibotson, trupi i të cilit nuk është gjetur dhe kjo i shton dyshimet në lidhje me këtë rast.

sALA

Në rast se kjo gjë rezulton e vërtetë, atëherë gjasat janë të mëdha që kemi të bëjmë me një varsje të qëllimshme dhe jo me një tragjedi. Kujtojmë që futbollisti Sala, humbi jetën pas rrëzimit të avionit, teksa ishte duke udhëtuar drejt Kardifit për të mbyllur transferimin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"