Hipoteza e çmendur, FIFA mund ta zgjasë me 7 muaj merkaton dhe kampionati të luhet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:11

Hipoteza e çmendur, FIFA mund ta zgjasë me 7 muaj merkaton dhe kampionati të luhet me…

Koronavirusi ka pezulluar pothuajse të gjithë kampionatet dhe humbjet financiare për të gjitha ekipet janë shumë të mëdha.FIFA

Kjo do të prekë edhe merkaton, e cila është planifikuar të hapet nga data 1 korrik. Pikërisht për shkak të gjendjes së keqe financiare, do të jetë e vështirë që të bëhen edhe investime të mëdha nga skuadrat në verë.

Për këtë arsye FIFA po mendon ta zgjasë merkaton me 7 muaj, pra të nisë në 1 korrik dhe të mbyllet në fund të janarit. Kjo për momentin është thjesht një hipotezë, por mund të ndodhë në të ardhmen.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë kampionatet do të luheshin, ndërkohë që merkato do ishte e hapur dhe mund të lëviznin lojtarët nga një ekip në tjetrin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"