Hipoteza e bujshme: Ronaldo dhe Pogba do të shkojnë falas te PSG për t’u bashkuar me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 18:07

Hipoteza e bujshme: Ronaldo dhe Pogba do të shkojnë falas te PSG për t’u bashkuar me Mesin

Klubi i PSG është kthyer brenda pak javësh në më të ndjekurin në botë. Sikur të mos mjaftonin yjet që kishte në përbërje, skuadra franceze afroi edhe Hakimin, Ramosin e në fund u shtoi edhe Lionel Mesin. Një superskuadër, por që duket se nuk do të kënaqet me kaq. Sheikët duan ta kthejnë atë në një ekip galaktik dhe afrimet e radhës, janë Kristiano Ronaldo e Pol Pogba.

mesi ronaldo pgba

Sipas “Sky Sport”, klubi francez u ka lëshuar sinjale të qarta lojtarëve se është gati t’i presë krahëhapur që në verën e ardhshme. Atëherë, të dy futbollistët do të ishin pa kontrata me klubet përkatëse dhe do të largoheshin falas drejt parisienëve, për t’iu bashkuar aty Mesi&Co.

Pengesë në këtë mes për të plotësuar mozaikun e superskuadrës mund të jetë vetëm Juventusi. Klubi italian i shkel syrin prej kohësh francezit dhe ai mund të zgjedhë të kthehet përsëri në radhët e bardhezinjve gjatë verës. Sa i përket Ronaldos, mendohet se ai do të ishte i lutur të ishte pjesë e një skuadre me Mesih, për të provuar njëherë që të fitojnë gjithçka bashkë, e jo më si rivalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"