Hile greke në Ligën e Kampioneve, Vllaznia denoncon PAOK-un

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2017 | 9:59

Hile greke në Ligën e Kampioneve, Vllaznia denoncon PAOK-un

Ndeshjet e Champions League të vlefshme për grupin 10-të ku bën pjesë edhe skuadra shqiptare e Vllaznisë janë përfshirë në një “skenar” që mund të përmbysë gjithçka në renditjen e përgjithshme. Gazeta “Panorama Sport” mësoi dje se skuadra greke e PAOK-ut, kryesuese e grupit me pikë të plota (6), përpara ndeshjeve përmbyllëse të sotme, ka aktivizuar në takimin hapës më 22 gusht ndaj luksemburgaseve të Betemburgut të fituar me goleadë 8-0 një lojtare të pafederuar.

greke paok

Futbollistja me numrin 3 e PAOK-ut, Eleni Giannou, ka qenë në listën e federimit, por pak ditë përpara nisjes drejt Sarajevës ajo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor. Të privuar nga shërbimet e kësaj lojtareje, skuadra greke ka bërë një manovër të guximshme që mund t’u kushtojë shtrenjtë në këto kualifikuese.

elgianR_3099

Nën emrin e Eleni Giannou, kanë aktivizuar një futbolliste tjetër, Chrysa Tsakiri, që realisht nuk ka qenë e federuar për Kupat e Europës.

Vllaznia femra

Pikërisht kjo lojtare është aktivizuar për 90 minuta në debutim me Betemburgun, “hile”, e cila nuk është kuptuar nga skuadra kundërshtare. Por kjo nuk i ka shpëtuar skuadrës shqiptare, e cila sapo e ka marrë vesh për parregullsinë ka njoftuar delegatin e UEFA-s. Të “kryqëzuar” grekët nuk e kanë aktivizuar lojtaren në fjalë ndaj Vllaznisë dhe në fshehtësi e kanë ngjitur në një cep të tribunës.

greke paok

Gazeta mësoi se ndaj kampioneve të Shqipërisë Chrysa Tsakiri ka qenë në protokollin e ndeshjes me emrin Eleni me numrin 3, por kur delegatja e ndeshjes i ka kërkuar pasaportën nga stafi grek i është komunikuar se vajza në fjalë është e sëmurë dhe ka qëndruar në hotel. Ndërsa dyshimet shtohen në radhët e zyrtares së UEFA-s, ajo ka kontaktuar me mjekun e ekipit, i cili duke mos qenë në dijeni të sajesës së PAOK-ut, ka deklaruar se skuadra nuk ka asnjë lojtare të sëmurë.

Por kur delegatja ka këmbëngulur që ta sjellin në stadium, në të kundërt do të shkojë ta verifikojë në hotel, mësohet se stafi teknik grek ka “shpikur” një tjetër histori duke iu justifikuar më pas se lojtarja ka lënë ekipin dhe është larguar në drejtim të Greqisë për shkak të një problemi familjar. Përfituar nga kjo shkelje e hapur e skuadrës greke të rregullores së pretenduar nga skuadra shkodrane, kjo e fundit ka bërë reklamimin e duhur pranë organeve të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe tashmë pret verdiktin që do të marrë paneli ndërkombëtar.

OLGERT SERANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"