Hila sfidon vlonjatët: Është momenti t’u kthejmë… reston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 18:48

Hila sfidon vlonjatët: Është momenti t’u kthejmë… reston

Teuta vijon me përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore, teksa do të luhet të shtunën në Vlorë. E gjithë skuadra u stërvit dje normalisht nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, me përjashtim të kapitenit Nizas Lena, i cili ka një shqetësim në këmbë.

“Djemtë e Detit” janë optimist për të vazhduar me ecurinë pozitive edhe në sfidën me Flamurtarin. “Po e përgatisim me kujdes këtë takim, i gjithë grupi gëzon një formë të mirë dhe duam të vazhdojmë me serinë e fitoreve. E dimë se përballë kemi një kundërshtar të fortë, por ne jemi Teuta dhe shkojmë për të marrë më të mirën”, tha fillimisht mesfushori Ardit Hila për “Panorama Sport”.

ardit hila

Ai kujton ende humbjen në fazën e parë. “E kemi studiuar me kujdes atë ndeshje dhe kemi mësuar shumë nga gabimet në fazën e parë. Gjithçka e kemi hedhur pas krahëve dhe duam të vazhdojmë serinë e fitoreve për të treguar se nuk ishin dy suksese rastë- sore. Trajneri na ka kërkuar të jemi të qetë dhe të besojmë tek aftësitë tona”, theksoi elbasanasi.

Sipas tij, siguria në prapavijë i jep më shumë besim skuadrës. “Në fazën e parë kemi pësuar shumë gola që kur i shikon në analizë, të duken qesharakë. Kemi punuar shumë dhe kemi kuptuar se ku kemi gabuar. Kundër Vllaznisë treguam se disa gjëra i kemi përmirësuar, por megjithatë duhet të jemi më të sigurt dhe efikas përpara portës. Ne po e përgatisim ndeshjen për ta fituar në Vlorë dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.”

“Është e vërtetë që ata po kalojnë një moment të mirë, por edhe ne jemi mirë dhe duam t’u shkaktojmë humbjen e dytë. Nuk duhet të mendojmë tani për objektivin, thjesht të japim maksimumin në fushë në çdo ndeshje dhe pastaj të shohim se ku do të arrijmë”, përfundoi titullari i ekipit durrsak.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"