Hila pranon kritikat e Nicës: Kthesa nis nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 12:04

Hila pranon kritikat e Nicës: Kthesa nis nga Laçi

Teuta nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç fitores në takimin e radhës në kampionat kundër Laçit. Mesfushori Ardit Hila vlerëson kundërshtarin, por në intervistën për “Panorama Sport” theksoi se ekipit të tij nuk i lejohet më të gabojë.

ardit-hila-470x306

Sa shanse ka Teuta për t’u kthyer me tri pikë nga Laçi?

Shanset janë të barabarta, mjafton të futesh në fushë me qëllimin për të fituar. Skuadra është e bashkuar dhe e pret me padurim këtë ndeshje për t’u rikthyer te fitorja, pasi na nevojitet shumë në këtë moment.

Trajneri Nica nuk i ka kursyer kritikat për ekipin edhe publikisht. Është e vërtetë kjo?

Trajneri ka gjithmonë të drejtë, ne jemi përpjekur të japim më të mirën në fushë. Është e vërtetë që duhet të punojmë më shumë se ndryshe nuk mund të largohemi nga kjo situatë në të cilën ndodhemi. Duke ndjekur këshillat e trajnerit, besoj se do të rikthehemi aty ku vërtet duhet të jemi.

Teuta

 

Ka presion nga drejtuesit pas rezultateve të fundit?

Ambienti është shumë i qetë, pavarësisht rezultateve. Ne e dimë se çfarë kërkojnë drejtuesit nga ne dhe po punojmë fort, në mënyrë që të japim më të mirën për t’u ngjitur sa më parë në klasifikim.

Keni frikë për rënien një kategori më poshtë, pasi i jeni afruar shumë fundit?

Sigurisht, pasi jemi shumë afër me Vllazninë, por nuk e mendojmë këtë gjë, pasi kampionati është i gjatë dhe ne kemi besim se do të ringrihemi. I kemi të gjitha mundësit për ta bërë këtë. Mbijetesa është primare dhe nuk e diskutojmë.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"