Hila: Flamurtari na surprizoi, një gol me Tërbunin na hidhte në erë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 15:44

Hila: Flamurtari na surprizoi, një gol me Tërbunin na hidhte në erë

Teuta vijon punën me ritme të larta në kuadër të përballjes me Kamzën. Asnjë ditë pushim për “djemtë e detit”, ndërsa tekniku Magani ka shprehur rezerva për skuadrën e tij pas atij kualifikimi të vështirë në Kupë me Tërbunin, ku durrsakët, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, ishin jashtë këtij kompeticioni.

Ardit Hila Teuta

Mesfushori i Teutës, Ardit Hila, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” shprehet se tashmë vëmendja është përqendruar totalisht te sfida e radhës. “Patëm një kualifikim shumë të vështirë në Kupën e Shqipërisë. Trajneri u dha mundësi në ndeshjen e parë lojtarëve, të cilët kishin më pak minuta dhe morëm një rezultat negativ në transfertë. Në ndeshjen e kthimit situata u ndërlikua, pasi duhet të fitonim me diferencë dy gola.

Të shënonim dy herë në portën kundërshtare dhe të ishim vigjilentë në prapavijë, pasi një gol i tyre do të na hidhte në erë. E vërteta është se hasëm shumë vështirësi, sepse kundërshtari, i kushtëzuar nga rezultati i ndeshjes së parë, do të na priste në gjysmëfushën e tij dhe për ne do të minimizoheshin hapësirat në zonën e tyre. E kërkuam shumë golin, patëm raste pafund, por s’po gjenim dot rrugën e rrjetës.

teuta flamurtari bushic lena nurkovic

Fatmirësisht, në fund të ndeshjes, arritëm të shënonim golin e parë, i cili na qetësoi sepse situata po bëhej dramatike, ndërsa pak minuta më vonë shënuam golin e kualifikimit”, u shpreh Hila.

Sa i përket ndeshjes së radhës dhe disfatës me Flamurtarin, Hila tha: “Humbja me Flamurtarin ishte e papritur, pasi mendonim se do ta fitonim atë përbal lje. Fatkeqësisht, kundërshtari na kapi në befasi në fillim të ndeshjes dhe gjithçka për ta u bë më e lehtë, ndërsa për ne u vështirësua maksimalisht. Në një tjetër moment, ata shënuan golin e dytë dhe pastaj situata u ndërlikua.

U përpoqëm përgjatë pjesës së dytë të rikuperonim, por arritëm të ngushtonim diferencën shumë vonë. Minutat e mbetura nuk mjaftuan për të siguruar të paktën një pikë. Por mendoj se kjo humbje ka ardhur në kohën e duhur për të na kthyer me këmbë në tokë. Më mirë që ndodhi tani, se sa më pas. Tashmë jemi përqendruar totalisht te ndeshja e radhës me Kamzën, ku do të pretendojmë të fitojmë”, përfundoi mesfushori elbasanas i Teutës.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"