Hijet e përmbysjes së vitit të kaluar, Shezni i bindur: Ronaldo do bëjë tjetër mrekulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 9:17

Hijet e përmbysjes së vitit të kaluar, Shezni i bindur: Ronaldo do bëjë tjetër mrekulli

“Kristiano jam i sigurt se do të bëjë një tjetër mrekulli, si ajo ndaj Atletikos në sezonin e kaluar. Jo vetëm Ronaldo, por të gjithë ne jemi gati dhe shumë të karikuar për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së vajtjes ndaj Lionit dhe do ta tregojmë në fushë këtë”.

shezni
Vojceh Shezni, portieri polak i Juventusit, është gati për duelin e sotëm dhe beson verbërisht te shokët e tij të ekipit: “Të mos harrojmë se sivjet kemi fituar titullin e nëntë radhazi dhe diçka të tillë nuk e arrin nëse nuk ke cilësi në skuadër. Unë portieri më i mirë i vitit në Itali? Trofetë personalë të lumturojnë, por jo sa ata kolektivë. Te Juventusi punojmë dhe mendojmë për të arritur suksesin e përbashkët dhe kjo frymë na bën optimistë përpara sfidës me Lionin”, u shpreh Shezni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"