Higuani te River Plates? Babait i tij përgjigjet i lëkundur: Është e pamundur …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 21:49


Higuani te River Plates? Babait i tij përgjigjet i lëkundur: Është e pamundur …

Jorge Higuain, babai i sulmuesit të Juventusit Gonzalo Higuain, ka deklaruar se kalimi i djalit të tij te River Plates është i pamundur për momentin, por nuk mohoi një rikthim në të ardhmen.

Higuain

32 vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2021, por mediat italiane e lidhin shumë me një kalim të mundshëm te skuadra argjentinase, River Plate, ku dhe filloi karrierën si futbollist profesionist.

higuain

“Është e pamundur për momentin. Gonzalo ka një kontratë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Për momentin nuk mund të kthehet te Riveri,” deklaroi babai i tij.

jorge higuain

Pas një sezoni të vështirë në huazim te Milani dhe Çelsi (2018/19), Higuain u rikthye te Juventusi për të provuar të zërë vend në formacion, duke qenë se bardhezinjtë tashmë kanë trajner Mauricio Sarrin, i cili njihet për “dashurinë” që ka për Higuainin.

higuain sarri

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com