Higuain tërhiqet nga Argjentina: Tani, shumë do të lumturohen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2019 | 8:05

Higuain tërhiqet nga Argjentina: Tani, shumë do të lumturohen…

Gonzalo Higuain ndoshta po jeton sezonin më të vështirë të karrierës dhe pas startit aspak pozitiv me Milanin, as transferimi te Çelsi në janar nuk i ka rikthyer lumturinë sulmuesit në pronësi të Juves, i cili mbrëmjen e djeshme, në mënyrë të papritur, i ka dhënë edhe lamtumirën Kombëtares së Argjentinës, me një mesazh polemik:

GettyImages-541104038

“Cikli im në përfaqësuese ka përfunduar. Ndoshta, tani shumë persona do të lumturohen, por unë gjithsesi do ta dua dhe do ta mbështes sërish nga jashtë kombëtaren e vendit tim. Kam folur me trajnerin Skaloni dhe i kam sqaruar vendimin e marrë. Tani dua që t’i përkushtohem në maksimum familjes. Jam i qetë mbi vendimin tim, ndonëse më vjen keq që njerëzit ende sot më mbajnë mend për objektivat, në të cilat kam dështuar, kundrejt atyre që kam arritur”, u shpreh “Pipita”, që me Argjentinën numëron 31 gola në 75 prezenca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"