Higuain larg Milanit? Vëllai-menaxher tregon gjithçka: E vërteta është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 17:33

Higuain larg Milanit? Vëllai-menaxher tregon gjithçka: E vërteta është se…

Zërat për largimin e Gonzalo Higuain nga Milani, erdhën duke u rritur, pas “alergjisë” së argjentinasit me golat, nën fanellën e “djallit”, e akoma më shumë pastaj pas shpërthimit në ndeshjen ndaj Juventusit, ku u ndëshkua edhe me kartonin e kuq e u dënua me 2 takime pezullim.

Higuain

Por, është i vëllai, Nikolas Higuain, i cili është njëherësh edhe agjenti i tij, i cili nëpërmjet disa mesazheve në Tëitter, thotë se të gjitha janë gënjeshtra, dhe se “El Pipita” nuk po mendon për një largim nga Milani. “Jo, nuk është e vërtetë se Pipita nuk është i mirë për Milanin. Nuk është e vërtetë se është penduar me zgjedhjen e bërë dhe është e pavërtetë se ai po studion një strategji largimi. Janë vetëm gënjeshtra.” – shkruan i vëllai Nikolas, për të qetësuar situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"