Higuain “i tërbuar dhe alegjik”, Milani gati ta… kthejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 18:38

Higuain “i tërbuar dhe alegjik”, Milani gati ta… kthejë

Në momentin e ndëshkimit, pavarësisht tensionit, Gonzalo u mundua t’i qetësojë edhe lojtarët e Juventusit, përveç shokëve të Milanit. Ronaldo, Kielini e në fund Matudi, ishin ndër ata që iu afruan argjentinasit në daljen e tij nga fusha. Lojtari nuk i ka ndërprerë ende marrëdhëniet me ish-skuadrën, sepse vlerësohet nga të gjithë që nga trajneri e deri te tifozët, ndërsa vetë Higuain ka thënë që ishin drejtuesit ata që e larguan.

higuain

Duhet kujtuar se argjentinasi është i huazuar (për 18 milionë euro të paguara) te Milani teksa blerja e tij (edhe 36 milionë euro) mund të ndodhë në fund të sezonit. Kuqezinjtë kanë të drejtën e blerjes së kartonit, por duke parë koston e lartë (karton, rrogë dhe taksa) mund të stepen, sidomos me bomberin që vazhdon të shfaqë një lloj “alergjie” ndaj ndeshjeve të mëdha. Fundi i sezonit do të hedhë dritë mbi vendimin e Milanit, por nëse Higuain nuk ndryshon, ka mundësi që martesa me “Djallin” të mos përfundojë në “altar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"