Higuain i ekzaltuar: Forca çuna, nuk dorëzohemi kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 13:40

Higuain i ekzaltuar: Forca çuna, nuk dorëzohemi kurrë

Skuadra e Milanit nuk ka arritur që të shkojë më tepër se sa një barazim 1-1 në transfertën e vështirë të Kaliarit. Ekipi i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, prodhoi një lojë të mirë dhe e dominoi kundërshtarin, por pësuan gol të parët.

415556_TS_16-09-18_6197231151_

Megjithatë kuqezinjtë e morën veten nga ai gol i pësuar dhe arritën të gjenin golin me autor Gonzalo Higuain i cili shënon pas 235 minutash lojë në Seria A me fanellën e Milanit. Pas goli të shënuar Gonzalo Higuain në një postim në rrjetin social “Instagram” duket shumë i ekzaltuar.

agddf

“Forca çuna, vazhdojmë… nuk dorëzohemi kurrë. I lumtur për golin tim të parë me fanellën e Milan.” – shkruan “El Pipita”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"