Higuain debuton me gol, i jep tri pikë Juves në ndeshjen e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 22:57

Higuain debuton me gol, i jep tri pikë Juves në ndeshjen e parë (VIDEO)

Juventus nuk zhgënjen në ndeshjen e parë në Serisë A ndaj Fiorentinës. Bardhezinjtë morën tri pikë mbrëmjen e së shtunës falë dy golave të Khedirës dhe Higuainit.

Higuain duke festuar pas golit me Juventusin

Higuain duke festuar pas golit me Juventusin

Fillimisht Khedira kaloi vendasit në avantazh në minutën e 37′ të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 70′ me anë të Kaliniç.

Goli që përcaktoi edhe rezultatin final në këtë sfidë u shënua nga argjentinasi Gonzalo Higuain.

Ky i fundit erdhi pak ditë më parë me shumë bujë nga Napoli te Juventusi dhe me sa duket nuk i ka zhgënjyer ata që i besuan në këtë transferim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"