Higuain: Benzema e meriton “Topin e Artë”, Mesi dhe Kristiano Ronaldo madhështorë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 11:19

Higuain: Benzema e meriton “Topin e Artë”, Mesi dhe Kristiano Ronaldo madhështorë!

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Napolit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain, ka dhënë një intervistë për “TyC Sport” ku ka ndarë të gjitha momentet më kulmore të karrierës së tij. Argjentinasi, i cili tashmë aktivizohet në “MLS League” në SHBA është ndalur dhe te Karim Benzema dhe rivaliteti i përjetshëm mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

HI 1

REALI I MADRIDIT – “Ata janë klubi më i madh në histori. Janë trofetë që kanë fituar që i bëjnë të tillë, kanë 14 Liga Kampionesh. Unë jam krenar që kam luajtur për Realin. Mbërrita aty kur isha një fëmijë, 19 vjeç, dhe kam kaluar 7 sezone të mrekullueshme. Çdo vit marrin lojtarët më të mirë, kjo e bën atë klubin më të madh në histori”.

BENZEMA – “Benzemanë e njoh që në moshën 19- vjeçare. Jo vetëm që shkuam mirë, kishim konkurrencë për të njëjtin pozicion, por gjithmonë kishim një marrëdhënie të mirë. Nuk më habit fakti që ai sot është lojtari më i mirë në botë. Ai e meriton plotësisht ‘Topin e Artë’. Mjafton të shihni se çfarë bëri në këtë sezon”.

KRISTIANO DHE MESI – “Po flasim për dy lojtarë të mëdhenj, të ndryshëm në karakter e në stil, por të jashtëzakonshëm. Janë këta dy lojtarë që kanë ndarë mes tyre trofetë e fundit të ‘Topit të Artë’. Një garë e fortë mes tyre që vështirë se do ta shohim më në një të ardhme të afërt. Por unë në fund do të zgjedh Leo Mesin”, ka thënë Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"