Hidi: Teuta kockë e fortë për çdo kundërshtar, ende s’jemi ku duam. Ja si ishte të përmbysje Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 16:38

Hidi: Teuta kockë e fortë për çdo kundërshtar, ende s’jemi ku duam. Ja si ishte të përmbysje Tiranën

Lojtari i ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, u shpall portieri i durrsakëve, Isli Hidi, dhe në intervistën për Supersport ai deklaroi:

hidi

Çfarë ndjesie të fitosh me përmbysje ndaj TiranëS?

Jemi të lumtur për këtë fitore ndaj Tiranës, ekipit më të mirë të Shqipërisë. Sot ishte një ndeshje karakteri, treguam forcën në nëj fushë që nuk mund të luhej shumë me topin. Ndjesi e veçantë, sepse të kthesh rezultatin ndaj Tiranës është diçka shumë pozitive.

Jeni të kënaqur që fitoni edhe kur nuk luani mirë?

Në futboll të rëndësishme janë pikët. Sot u treguam efikas në 2-3 raste që krijuam, dhe ky është futbolli në ditët e sotme.

Nëse ndeshja do kishte përfunduar 0-1, Isli do ishte më i dobti i ndeshjes.

Futbolli i tillë është, po nuk gabove… Kështu që, secili ka përgjegjësitë e veta, por në fund fare, rezultati ishte pozitiv.

Keni përvojë dhe e njihni matematikën e kampionatit. A është Teuta një skuadër e fortë, që fiton edhe në një ndeshje si kjo?

Jemi një skuadër në rritje, kemi 3 fitore dhe 1 barazim 4 ndeshjet e fundit. Ekipi nuk është ende aty ku duam, duke parë cilësitë tona. Teuta nuk do të jetë kockë e lehtë për asnjë kundërshtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"