Hidi: Gola me dorë e faulle, Bylisi tregoi forcë në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 9:00

Hidi: Gola me dorë e faulle, Bylisi tregoi forcë në Tiranë

Isli Hidi, “gardiani’ i ballshiotëve, jo vetëm që shfaq një formë mjaft të mirë, por edhe po duket gjithnjë e më shumë si shënues, duke u kthyer në një nga pikat e forta te Bylisi, aty ku është rikthyer pas plot 17 viteve për një tjetër sezon të madh në elitë. Në një prononcim që ka dhënë pas ndeshjes së humbur me Tiranën, ku në fund pati edhe pretendime të shumta nga titullarët e Bylisit, por edhe stafi, trajneri Dovedan në lidhje me dy golat, “gardianin” që e ka nisur karrierën te Tirana, flet për momentet e golave, të bardhebluve, duke qenë se ka marrë pjesë afër aksioneve.

bandicam 2020-01-22 18-23-28-968

“Të them të drejtën, unë nuk kam qejf dhe asnjëherë nuk jam marrë me gjykimet, por dy gola që për mua shënuar me dorë, janë shumë. Aq më tepër që ka një rregullore që e thotë qartë për prekje në zonë. Për më tepër te goli i dytë, që ishte në shtesë mbi shtesë, pati prekje me dorë, por edhe një faull nga Ngoja. Për fatin e mirë ne reaguam si skuadër, luajtëm mirë, duke ditur se përballë kishim Tiranën dhe barazuam, por të marrësh dy gola jo të rregullt, nuk ka shumë nevojë për komente, sepse ishte një sfidë mjaft e bukur nga të dyja ekipet. Pastaj, pati edhe kartonë ndoshta që mund të “rezervoheshin” për lojtarët tanë, duke qenë se gjyqtari la lojë të fortë në disa momente. Gjithsesi, të shohim përpara. Ishte ndeshja e parë, e personalisht ndiej shumë keqardhje për mënyrën se si humbëm. Duke qenë se unë jam lojtari më i vjetër në ekip, këshilla ime është që të mbledhim forcat e të shohim përpara”, tha Isli Hidi.

isli hidi

TEUTA 

Ndeshjen e radhës, Bylisi e luan në Durrës, me Teutën. “E kam thënë, jemi dhjetë ekipe dhe tashmë të gjitha skuadrat duhet që të ndajnë synimet që kanë. U pa qartë se po bëjnë më të mirën e tyre, ndaj edhe ne duhet të gabojmë sa më pak. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në Durrës, është një sfidë po aq delikate sa Tirana, Teuta ka një ekip simpatik, me kualitete dhe me synime të qarta. Në Durrës luhet futboll dhe ne do shkojmë të bëjmë më të mirën”, shtoi Isli Hidi.

SYNIMET

Në fund, portieri shtatlartë që ka realizuar edhe 4 gola me penallti për fanellën e Bylisit deri tani, tashmë që gara hyn në një fazë të nxehtë, flet edhe për synimet e sezonit që sipas tij janë të mëdha. “Nuk duhet që të nxitohemi. Pozitat që ne kemi në tabelën e renditjes janë momentale, por shumë të merituara, në sajë të punës së klubit dhe djersës që kanë derdhur stafi e djemtë. Është bërë një punë e mirë, të ruajmë këtë ritëm dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha Isli Hidi, një nga lojtarët më të mirë të Bylisit ku po spikat edhe si portier me formën e treguar.

E.Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"