Hidhet shorti, Shqipëria vend organizator për Europianin U-17 dhe U-19 të femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 11:11

Hidhet shorti, Shqipëria vend organizator për Europianin U-17 dhe U-19 të femrave

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021 për grupmoshat U-17 dhe U-19 të femrave.

Femra-U17

Kujtojmë se turneu “Qualifying Round” U-17 dhe U-19 do të zhvillohen në Shqipëri në muajin tetor të vitit 2020.

shorti-u17

Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin e nëntë së bashku me Holandën, Suedinë dhe Rumaninë, ndërsa Shqipëria U-19 bën pjesë me Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë.

femrat-u19-1024x768 (1)

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet.

NJOFTIMI I FSHF:

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021 për kombëtaren e femrave U-17. Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e nëntë sëbashku me Hollandën, Suedinë dhe Rumaninë. Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në vendin tonë në datat: 7, 10 dhe 13 Tetor 2020. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet.

Më pas është hedhur shorti edhe për kombëtaren U-19 të femrave, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021.
Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin e nëntë edhe këtu por me këto skuadra në grup: Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë. Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet po në vendin tonë në datat: 21, 24 dhe 27 Tetor 2020. Me të njëjtën rregullore kualifikimi si ajo më sipër e U-17.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"