Hidhet shorti i Ligës së Europës/ Dalin kundërshtarët për Milanin, Hysajn dhe Etrit Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 13:35

Hidhet shorti i Ligës së Europës/ Dalin kundërshtarët për Milanin, Hysajn dhe Etrit Berishën

Menjëherë pas shortit të Ligës së Kampioneve, në një tjetër sallë u hodhe edhe shorti i 1/16-ve të Ligës së Europës.  Me fat italianët e Milanit teksa goglat i kanë vënë përballë skuadrës Bullgare të Ludogorec. Nuk kanë munguar duelet e nxehta, ku Atalanta e Etrit Berishës do të ndeshet ndaj Borusias së Dortumundit, ndërsa Napoli i Hysajt do të ketë kundërshtar një tjetër skuadër gjermane atë të Lajpcig. Të dyja skuadrat vijnë nga eliminimi në Ligën e Kampioneve.  Skuadra greke e AEK ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare Astrit Ajdareviç do të përballet me Dinamon e Kievit, kundërshtarin e Skënderbeut në fazën e grupeve.

 

shorti europa league

LIVE SHORTI- PERBALLJET E 1/16-VE

Borusia Dortmund – Atalanta

Nisë – Lokomotiva e Moskës

Kobenhagen – Atletiko Madrid

Spartaku i Moskës – Atletik Bilbao

AEK – Dinamo Kiev

Sëlltik – Zenit

Napoli – Lajpcig

Cervena Zveda – CSKA e Moskës

Lion – Vijareal

Real Sosiedad – Salzburg

Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen

Steau e Bukureshtit – Lacio

Ludogorec – Milan

Astana – Sporting Lisbonë

Ostersund – Arsenal

Olimpik Marseje – Braga

Shorti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"