Hidhet shorti i La Ligas, ja kur luhet “EL Clasico” e parë pa Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 15:12

Hidhet shorti i La Ligas, ja kur luhet “EL Clasico” e parë pa Ronaldon

Ndeshja klasike midis Barcelonës dhe Realit të Madridit ka qenë gjithmonë një ndeshje që përcjell emocion. Që prej 10 vitesh në këtë përballje shikohej dhe rivaliteti i madhy midis dy lojtarëve më të mirë në botë, Mesit dhe Ronaldos.

Mesi dhe Ronaldo

Por duke filluar nga ky sezon nuk do ta shikojmë më këtë rivalitet në një “El Clasico”. Tani është hedhur shorti edhe për La Ligan dhe ndeshja e parë midis Realit dhe Barcelonës do të jetë në 28 Tetor në “Camp Nou”, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet në 3 Mars në “Santiago Bernabeu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"