Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali “peshkon” sërish Bilbaon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:17

Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali “peshkon” sërish Bilbaon

Ditën e premte u hodh shorti për të përcaktuar sfidat çerekfinale në Kupën e Mbretit, ku përballja që pritet të jetë më e “zjarrta” është ajo midis Bilbaos dhe Real Madrid.

kupa e mbretit

Pas vetëm një jave, kur Reali mposhti Bilbaon për trofeun e Superkupës, kjo sfidë rikthehet sërish në Kupën e Mbretit. Ekipi bask elimino Barcelonën e Çavit, pas 120 minutash lojë. Gjithashtu dhe Realit i duheshin kohët shtesë për të mposhtur Elçen.

Në sfidat e tjera Real Sociedad do të presë real Betis, ndërsa Valencia do të ketë përballë Kadizin. Një sfidë e lehtë shikohet për Rajo Vajekanon e Ivan Balliut, e cila do të presë Majorkën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"