Hidhet shorti i Championsit për të rinjtë, ja kundërshtari i Vllaznisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2018 | 14:52

Hidhet shorti i Championsit për të rinjtë, ja kundërshtari i Vllaznisë

Është hedhur ditën e sotme, shorti për Champions Ligën e të rinjve ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Vllaznia. Ekipi shkodran që drejtohet nga Luan Zmijani ka mësuar kundërshtarin dhe shorti e ka vënë përballë Astanës.

411708_TS_04-09-18_8984729407_ (1)

Kuqblutë të cilët u shpallën kampion në Kategorinë Superiore të të rinjve do të udhëtojnë drejt Kazakistanit për tu përballur me kampionët e këtij vendi. Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në “Loro Boriç”. Ky raund do të jetë me eliminim direkt dhe shkodranët do të përpiqen të japin maksimumin për të kaluar më tej.

alegri

I pranishëm në shorteun e hedhur në Nion të Zvicrës, ishte trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili nëpërmjet goglës së zgjedhur, përcaktoi edhe kundërshtarin e Vllaznisë. Takimi i parë do të zhvillohet në datën 3 tetor, ndërsa ai i kthimit në datën 24 tetor.

Vllaznia





www.minuta90.com