Hidhet poshtë kërkesa e Rusisë, Kosova merr pjesë me simbole shtetërore në Shën Petersburg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 17:43

Hidhet poshtë kërkesa e Rusisë, Kosova merr pjesë me simbole shtetërore në Shën Petersburg

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos (IJF), Marius Vizer, i ka dhënë dritën jeshile xhudisteve kosovare që të marrin pjesën në Masterin e më të mirëve, që do të mbahet javën e ardhshme në Shën Petersburg të Rusisë, pas kërkesës së shtetir rus që Kosova të mos përfaqësohej me simbole shtetërore.

majlinda kelmendi

Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte kërkuar Kosovës që garueset e saja, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos e përfaqësonin Kosovën me simbolet shtetërore por me flamurin e federatës së xhudos.

Kjo kërkesë ishte hedhur poshtë nga Federata e Xhudos e Kosovës. Edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka konfirmuar në llogarinë e tij në Facebook, se Kosova do të marrë pjesë në këtë event, e barabartë me shtetet e tjera. Ja postimi i tij i plotë në Facebook.

 

Sporti mbi politikën!

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike e cila smund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"