“Shaqiri, e ardhmja e Bajernit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2014 | 15:27

“Shaqiri, e ardhmja e Bajernit”

ShaqiriIsh-trajneri i Bajernit të Mynihut, Otmar Hitzfeld, e ka këshilluar Xherdan Shaqirin që të jetë i durueshëm dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë të ekipit nga “Allianz Arena”. 22-vjeçari mbërriti në Bavari nga Bazeli në verën e vitit 2012, por ka qenë deri më tani duke luftuar për të siguruar kohë të rregullt loje për shkak të konkurrencës së ashpër në formacion, me Frenk Riberi dhe Arjen Roben rivalët e tij kryesorë në rolin e anësorit të krahut. “Xherdani është e ardhmja e Bajernit të Mynihut, – tha ish-trajneri i Zvicrës, Hitzfeld, për “Bild”. – Ora po troket në favor të tij. Mosha e tij e re është avantazhi më i madh në raport me rivalët. Shanset e tij për t’u bërë një lojtar i formacionit bazë te Bajerni po bëhen më të mëdha çdo sezon.”
Ndërkohë, vetë Shaqiri ka pranuar se ka gjasa për të qëndruar te bavarezët, por refuzoi të përjashtonte një transferim të mundshëm këtë verë, mes interesit të pretenduar nga Juventusi dhe Liverpuli. “Unë mendoj se do të qëndroj këtu te Bajerni, por çdo gjë është e mundur për sa kohë merkatoja mbetet e hapur,” – nënvizon Shaqiri. Ai ka një kontratë me Bajernin deri në qershor 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"