Hetimet për trukim në ndeshjen Kastrioti-Laçi, do të kërkohen edhe audiot e sistemit VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2023 | 14:51

Hetimet për trukim në ndeshjen Kastrioti-Laçi, do të kërkohen edhe audiot e sistemit VAR

Duke filluar nga dita e sotme pritet që të paraqiten në prokurori arbitra, zyrtarë të FSHF-së dhe zyrtarë klubesh.Collage Maker-10-Apr-2023-09-30-AM-2886

Ngjarja e djeshme nuk mund të kalojë lehtë, sepse përveçse janë kërcënuar gjyqtarët në krye të detyrës, rezulton se është trukuar edhe ndeshja Kastrioti-Laçi 2—1 nën presionin ndaj gjyqtarëve për të anuluar një gol të rregullt të kurbinasve.

Ndërkaq, do të merren nën shqyrtim edhe komunikimet në audio mes gjyqtarit kryesor Bajramaj dhe asistentëve të tij në atë ndeshje, të cilët ishin në VAR. Veprimi i Bajramajt për të anuluar golin ngjalli dyshime, por vetë FSHF-ja thotë se arbitri është kërcënuar me jetë dhe e ka marrë atë vendim nën presion.

Ngjarjet e fundit jo vetëm që i nxijnë imazhin futbollit shqiptar, por pritet të sjellin një efekt zinxhir edhe në renditje, sepse mund të ketë vendime drastike.

LEXO EDHEVIDEO/ Skandali me gjyqtarët në Superiore, FSHF pranon zyrtarisht trukimin e ndeshjes

Skandali me kërcënimet e gjyqtarëve, një ndeshje e manipuluar solli shkarkimin e trajnerit në Superiore

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti reagon pas akuzave të arbitrave dhe FSHF për kërcënime: Të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat me Juxhin Xhajën, i kërcënuan me jetë familjen

Situata e rëndë pas kërcënimit të arbitrave, Laçi mund të pretendojë 3 pikët

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"