Hetim antimafia, Pepe Reina përfundon para gjykatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 10:28

Hetim antimafia, Pepe Reina përfundon para gjykatës

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka nisur një hetim për përfshirjen e elementëve me precedentë në botën e Serisë A. Emrat nën hetim nga prokurori Xhuzepe Pekoraro janë të njohur për drejtësinë dhe bëhet fjalë për Gabriele, Françesko dhe Xhuzepe Esposito, pronarë të agjencisë së basteve “Eurobet” në Napoli.

Reina

Miqësia e tyre me Pepe Reinën, Paolo Kanavaron dhe Salvatore Aronikan do t’i detyrojë këta të fundit të dëshmojnë para trupit gjykues, pasi në disa raste kanë lehtësuar hyrjen e tre vëllezërve të sipërpërmendur në ambiente të rezervuara në stadiumin “San Paolo”, pa harruar edhe dhuratat luksoze që kanë shkëmbyer ndër vite.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"