Heshtja absurde, Vllaznia bëhet për turp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2018 | 12:26

Heshtja absurde, Vllaznia bëhet për turp

Po kalon edhe një javë tjetër dhe Vllaznia ende nuk nisur punë për sezonin e ri. Një situatë shumë absurde duke pasur parasysh faktin që kampionati nis pas vetëm një muaji. Edhe vetë drejtuesit e klubit duket se nuk dinë të thonë tashmë as më shumë e as më pak, por vetëm grenë supet.

Vllaznia

Kjo situatë nuk është aspak e mirë edhe për vetë lojtarët, të cilët nisur nga këto kushte kanë nisur në mënyrë individuale punën. Ajo që me sa duket nuk do të merret fare në këto ditë të mbetura nga starti i sezonit është edhe ngarkesa fizike. Nëse vjet të gjithë ia hodhën fajin asaj në rezultatet e dy fazave të para, çfarë mund të thuhet tashmë që puna mund të nisë pas më shumë se një muaji vonesë. Një rast ndoshta unik për çdo skuadër, pikërisht edhe për vetë faktin se skuadrat e tjera të Kategorisë së Parë kanë më shumë se 2 javë që kanë nisur nga puna dhe për më tepër po zhvillojnë edhe teste kontrolli. Lojtarët janë ende të paqartë se çfarë do të bëjnë.

lici1-750x430

Vendimi
– Ende askush nuk di të thotë se cili do të jetë trajneri që do ta drejtojë skuadrën dhe po ashtu edhe cilët do të jenë futbollistët që do të veshin fanellën kuqeblu në sezonin e ri. Përfundimi i fazës së parë të përzgjedhjes së kandidaturave për trajner dhe drejtor sportiv u mendua se do të shoqërohej gjatë fundjavës që lamë pas me përzgjedhjen e emrave të rinj për këto dy poste në mënyrë që stërvitja të niste pasditen e së hënës. Në opinion qarkullojnë dy emra si kandidatët më të mundshëm për të marrë drejtimin e Vllaznisë, Hasan Lika dhe Edi Martini. Megjithatë, ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar dhe për këtë duhet pritur edhe pak. Ndoshta drejtuesit e lartë të klubit e mendojnë të lehtë ngjitjen në Superiore, por në fakt nuk pritet të jetë e tillë. Gara do të jetë shumë e fortë dhe Vllaznia duhet të jetë e përgatitur për këtë gjë.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"