Herri Kejn vendos rekordin e ri, i shënon Mançester Sitit dhe shkruan historinë për Totenhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 18:22

Herri Kejn vendos rekordin e ri, i shënon Mançester Sitit dhe shkruan historinë për Totenhem

Herri Kejn ka shkruar sot emrin e tij në librat e historisë së klubit të Totenhem, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij klubi. Sulmuesi anglez, ka shënuar sot golin e tij të 267 në karrierë me fanellën e skuadrës londineze, në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Mançester Sitit.

kejn

Goli i realizuar në minutën e 15 të duelit, ishte ai që i dha avantazhin skuadrës së tij e njëkohësisht i siguroi Kejn që të kalonte legjendën Xhimi Grivs në renditjen e të gjitha kohëve për Totenhem, duke qenë ai mbajtësi i vetëm i këtij rekordi.

Ky ishte gol i tij i 200 në Premier Ligë, duke e bërë Kejn golashënuesin e tretë në renditjen e të gjitha kohëve, me vetëm Uejn Runin dhe Alan Shirer që kanë realizuar më shumë.

Runi është lehtësisht i arritshëm pasi i ka dhënë fund karrierës në kuotën e 208 golave. Ndërsa për të arritur Shirer do t’i duhet të paktën edhe një vit, pasi ish-sulmuesi anglez e mbylli në kuotën e 260 golave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"