Herri Kejn në telashe, i vidhet makina me vlerë 100 mijë paund në mes të ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 17:37

Herri Kejn në telashe, i vidhet makina me vlerë 100 mijë paund në mes të ditës

Fatkeqësi e shëmtuar për Herri Kejn, viktimë e një vjedhje në mes të ditës përpara shtëpisë së tij: “Range Rover” i sulmuesit të Totenhem, me vlerë 100,000 paund ose ndryshe përafërsisht rreth 111,000 euro, u mor nga një bandë hajdutësh që vepronin në “dritën e diellit”.

Kane

Sipas asaj që doli nga ekzaminimi i imazheve të kamerave, kriminelët kaluan rezidencën e Kejn në zonën e Chingford të Londrës Lindore disa herë, dhe më pas vodhën makinën, e cila u zhbllokua me një pajisje të largët elektronike ndërsa futbollisti nuk ishte i pranishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"