Heroi Liçaj: Flamurtari po rritet, fëmijët e parashikuan golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 20:53

Heroi Liçaj: Flamurtari po rritet, fëmijët e parashikuan golin

Ishte i vetmi vlonjat në fush- ën e lojës dhe, si për rastësi, i dha një fitore të rëndësishme skuadrës së tij. Goli ishte spektakolar dhe sigurisht që do të mbahet mend gjatë nga Lejdi Liçaj. Shpeshherë lojtarët që shënojnë thonë se më i rëndësishëm është rezultati, por nuk mund të anashkalohet kurrsesi mënyra se si shënoi Liçaj golin e fitores për vlonjatët. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai tregon emocionet e “perlës” të shënuar dhe sekretin që golin e kishin parashikuar fëmijët që ishin në stadium.

flamurtari licaj

“Më bëhet shumë qejfi që e ndihmova ekipin tim, edhe pse u futa si zëvendësues. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm që të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën që të arrijë objektivat. Nuk më takon mua të analizoj dhe vlerësoj faktin se kush luan apo jo. Ato i vendos trajneri dhe janë detyrat taktike të tijat. Ai përzgjedh futbollistët edhe në bazë të formës që po kalojnë, por për ne nuk ka rëndësi kush luan. E rëndë- sishme është që të vazhdojmë të besojmë sepse ky Flamurtar sa vjen edhe rritet”, tha fillimisht Liçaj.

Më tej, ai zbulon parashikimin që bënë fëmijët e Flamurtarit që ndodheshin në stadium. “Është shumë interesante sepse fëmijët që ishin në vendin e tifozëve tanë më thanë që do të shënoja në momentin që po futesha në fushën e lojës. Për këtë arsye festova bashkë me ta”, tha Liçaj.

A.Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"