Heroi i vendlindjes, Manxukiç paguan birrat për kroatët pas kualifikimit në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:35

Heroi i vendlindjes, Manxukiç paguan birrat për kroatët pas kualifikimit në gjysmëfinale

Mario Manxukiç nuk e harron vendin e tij, dhe këtë e ka dëshmuar edhe mbrëmjen e djeshme, pasi Kroacia siguroi një biletë historike për në gjysmëfinalet e Botërorit të Rusisë. Sulmuesi ka paguar rreth 3500 euro për tifozët në qytetin e tij të lindjes, Slavonski Brod.

manxukic

Një radio vendase, citoi se kishte qenë Manxukiç, ai që kishte mbuluar të gjitha shpenzimet e tifozëve që ishin mbledhur për të shijuar kombëatren e tyre: “Manxukiç nuk e harron asnjëherë vendin e tij, Slavonski Brod. Ai ka paguar rreth 3500 euro birra për tifozët, që ishin mbledhur për të parë përballjen në një shesh në Kroaci”

Manxukiç njihet për bujarinë ndaj vendit të tij, teksa vitin e kaluar dhuroi rreth 20000 mijë euro për zjarrëfikësit në Dalmatia, të cilët u pajisën me mjete të reje, teksa luftonin zjarret e mëdha në pyje.

tifozet kroate

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"