Heroi i tripletës: Spaleti di si menaxhohen këto ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 9:34

Heroi i tripletës: Spaleti di si menaxhohen këto ndeshje

“Derbi nuk përgatitet si gjithë ndeshjet e tjera, një fitore do të thotë të kryesosh në qytet”. Për mikrofonat e “Inter TV”, Maikon, ish-mbrojtës i skuadrës zikaltër, ka shpjeguar bukurinë e sfidës me Milanin.

Maikon

Një urim për Ikardin me shokë në prag të së dielës: “Java përpara derbit është ndryshe, edhe stërvitjet. Shpresoj që Interi të zhvillojë një ndeshje të madhe dhe të fitojë. Spaletin e njoh (nga Roma), di t’i menaxhojë ndeshjet e mëdha”. Një kujtim i veçantë për golin në një fitore 4-2: “Një gol në derbi nuk harrohet kurrë, ai ka qenë më i bukuri, sepse fituam”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"