Heroi i Tomorit i përgjigjet ballshiotëve: Bylisi donte të më joshte, ata mendonin se ishim aletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 20:12

Heroi i Tomorit i përgjigjet ballshiotëve: Bylisi donte të më joshte, ata mendonin se ishim aletë

Kapiteni i Tomorit, Eno Bitri, ka re aguar menjëherë pas akuzave të shumta që janë lëshuar në drejtim të tij nga klubi ballshiot. Ai ka thënë se ndihet i qetë dhe i ka pritur me mjaft sportivitet ato, mirëpo nuk ka ngurruar aspak për të sqaruar të vërtetën. Ka qenë si fillim trajneri Gersi Arbri ai që ka marrë përsipër të reagojë në emër të klubit për ato akuza të hedhura në drejtim të Tomorit. Mirëpo, në deklaratën e sotme, kapiteni Bitri i ka cilësuar akuzat e Bylisit si të pabaza, teksa argumenton përse ka ardhur një reagim i tillë nga kundërshtari.

tirana tomori

BITRI

“Ata mendonin se do të ishim aleatë dhe do të përfshiheshim në pazare”, tha në fjalën e tij të parë për “Panorama Sport” futbollisti 21-vjeçar. “Deklaratat e tyre të pabaza i kam pritur me sportivitet dhe pse ata mund të trillojnë dhe të thonë shumë gjëra. Kujtojnë ’97-ën në futboll, ndërsa harrojnë sesi na pritën në Ballsh kur nuk po fitonin dot. Ndoshta në këtë ndeshje nuk kemi bërë asgjë më shumë veçse i kemi kthyer reston. Tomori kudo që shkon luan futboll, asgjë më shumë. Më akuzojnë se paskam mbyllur pazaret me Tiranën.

Këto janë shpifje të stisura nga njerëz pa vlera. Dhe sot(dje) isha në Tiranë dhe kur të shkoj përsëri, do t’i marr leje për gjërat e mia personale. Unë e di shumë mirë pse rëndojnë këto akuza mbi mua. Sepse unë e kam refuzuar kërkesën e atyre dhe ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Krahas kësaj, të gjithë e dinë që unë nuk jam lojtar problematik dhe asnjë futbollist nga të Bylisit nuk ka pasur ngatërresa me mua. Ata mund të flasin vetë për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Edhe Tirana fatin e atyre do të ketë. Në Berat nuk tolerojmë askënd dhe çdo kundërshtar do t’i përulet me lehtësi Tomorit”, tha Bitri, teksa në këtë prononcim gjeti rastin që dy golat e tij t’ia dedikonte mikut të tij, Lucy Kanaparit, i cili ka qenë pjesë e Tomorit përgjatë sezonit 2016-2017. Javën e kaluar, Tomori dhe Bylis luajtën një takim shumë të fortë mes tyre në Berat ku në fund fituan vendësit 2-1 dhe e nxorën skuadrën ballshiote nga lufta për elitën.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"