Heroi i Tiranës kundër Egnatias, Përgjoni: U ndjeva çuditshëm kur mora dorashkat, ishte hera e parë! Jam shumë i lumtur për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 15:50

Heroi i Tiranës kundër Egnatias, Përgjoni: U ndjeva çuditshëm kur mora dorashkat, ishte hera e parë! Jam shumë i lumtur për fitoren

Florjan Përgjoni padyshim ishte njeriu i ndeshjes Egnatia-Tirana, pasi shënoi gol që në minutën e parë dhe në fund bëri dhe rolin e portierit duke shpëtuar portën. Pas sfidës ai u shpreh tepër i lumtur për pikët dhe performancën e bërë nga ai.

gjoni

“Ishte kënaqësi, dhe jam shumë i lumtur për golin fitoren. Do vazhdojmë kështu dhe në ndeshjet vijim. Ishte hera e parë që luaja rolin e portierit, kur mora dorashkat u ndjeva çuditshëm, duhet ta provoj më shpesh. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje. Është një përgjegjësi e madhe të luash për këtë fanellë, do mundohem të jap maksimumin tim. Më mirë të rri në pozicionin tim. Këtë skemën e sotme nuk e kemi provuar herë tjetër, por edhe kështu ndjehem mirë. Por me 4 mbrojtësa jam mësuar më shumë pasi kam më shumë hapësirë për të avancuar. Babai është kthyer në tifozin e Tiranës, bën tifozllëk për djalin”, u shpreh Përgjoni gjatë një prononcimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"