Heroi i Seviljes ndaj Liverpulit, thumbon Milanin për finalen dramatike ndaj anglezëve në 2005

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 22:55

Heroi i Seviljes ndaj Liverpulit, thumbon Milanin për finalen dramatike ndaj anglezëve në 2005

Sulmuesi francez i Seviljes, Ben Jeder, ndihmoi skuadrën e tij të arrinte një pikë historike në Champions Ligë, pas barazimit dramatik 3-3, ndaj Liverpulit. Sevilja po humbiste 0-3 në pjesën e parë në “Sançez Pizhuan” ndaj Liverpulit, dhe dy golat e Ben Jeder, dhe falë një goli në të 92-tën nga Guido Pixarro, arriti të merrte një barazim.

sevilja 3 3 liverpu;

Sulmuesi francez, zgjodhi një mënyrë të veçantë të festojë barazimin e skuadrës, por dhe dy golat e tij, përmes një postimi pikant në “Twitter”, i cili me siguri nuk i ka pëlqyer as tifozëve të Liverpulit, por as atyre të Milanit gjithashtu.

Ai shkroi pas ndeshjes: “Shpresoj që Milani ta ketë parë këtë ndeshje”, mesazh i cili shoqërohej edhe me rezultatin përfundimtar të takimit, 3-3.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"