Heroi i Partizanit, Cara: Më mirë që erdhi goli në shtesë. Nuk e di çfarë do bëjë klubi në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 19:52

Heroi i Partizanit, Cara: Më mirë që erdhi goli në shtesë. Nuk e di çfarë do bëjë klubi në janar

Tedi Cara ka qenë heroi i Partizanit në sfidën e sotme ndaj Teutës, duke shënuar gol në minutën e 96, për t’i dhënë tre pikët skuadrës së tij. I kritikuar se gabon shumë para portës, sot ai shënoi një gol “të rëndë” me vlerë tre pikësh, për të cilin nuk e fshehur entuziazmin e tij pës duelit duke folur për “SuperSport”.

Tedi Cara

“Lojën e kemi bërë gjithmonë, kisha besim se do të shënoja një gol dhe ashtu erdhi. Loja ishte e mirë, e nisëm si fillim ashtu si e kemi nisur pothuajse gjithmonë, jo mirë ndeshjen, duke pësuar edhe gol. Pastaj pjesa e dytë erdhi në rritje. Kisha shpresë që të shënonim sa më parë që të kishim besim që të kthenim rezultatin. Më mirë që erdhi në shtesë, kisha besim e ashtu erdhi.

Mendoj që ndeshjen duhet ta vëmë që në fillim në kontroll, të luftojmë më shumë që në minutat e para. Ndoshta na ka munguar pak fati. Sot kishim goditje këndi, 2-3 raste në fillim e nuk kemi shënuar, një herë që shkon kundërshtari në portë na shënoi dhe aty jemi forcuar më shumë për ta kthyer.

Merkato e janarit? Unë kam për detyrë të ndihmoj sa më shumë ekipin, që të rrimë moralisht mirë. Pastaj është pjesë e klubit duhet apo jo lojtar. Ne duhet të ndihmojmë sa më shumë, edhe më shumë se sa kemi bërë, pastaj më tej nuk di”, tha Cara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"