Heroi i Kamzës Imeri: I lumtur për golin e parë, ja pse e godita portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 21:51

Heroi i Kamzës Imeri: I lumtur për golin e parë, ja pse e godita portën

Demir Imeri u bë heroi i ditës së djeshme për Kamzën me golin e shënuar ndaj Vllaznisë duke i dhënë skuadrës një fitore të madhe. Ai shpjegon momentin e golit dhe ua dedikon atë tifozëve të Kamzës.

Arrbal Kamza

“Jam i lumtur që ndodhi kështu, ky gol vulosi fitoren ndaj një ekipi me emër të madh. Ky për mua është një gëzim i padiskutueshëm pasi është dhe goli i parë në kampionatin shqiptar”, tha fillimisht Imeri pas ndeshjes. Ai analizon gjithashtu edhe golin e befasishëm që i dha Kamzës 3 pikët e arta në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

“Sapo pashë që kisha hapësirë, mendova të godas portën, pasi kështu e kam zakon edhe herë të tjera. Fati ishte me mua sot, pasi ky top përfundoi në rrjetë. Dua t’ua dedikoj të gjithë tifozëve kamzalinj, të cilët janë të mrekullueshëm, të gjithë njerëzve që kanë qenë pranë meje në hallet dhe problemet si dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur”, tha Imeri për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"