Heroi i Interit në derbi, Lautaro Martinez: Milano është zikaltër, ju tregoj dhuratën më të bukur në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 23:20

Heroi i Interit në derbi, Lautaro Martinez: Milano është zikaltër, ju tregoj dhuratën më të bukur në karrierë

Lautaro Martinez ishte heroi i Interit në derbin ndaj Milanit, teksa me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta zikaltërve të Inzagit. Argjentinasi foli në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonat e DAZN, teksa ndër të tjera deklaroi:

Lautaro Martinez5

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses. Në treguam duke luajtur futboll se Milano është zikaltër. Fitimi i Kupës së Botës është dhurata më e bukur e karrierës sime. Mësova shumë dhe përpiqem ta përcjell në fushë.

Kam punuar shumë dhe gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time. Për mua është krenari e madhe të jem kapiten. Fitorja në derbi është e veçantë dhe e bëmë përsëri sonte”, u shpreh Lautaro Martinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"