Heroi i Interit ndaj Barcelonës, ja sa vite kishte pa shënuar Çalhanoglu në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 23:11

Heroi i Interit ndaj Barcelonës, ja sa vite kishte pa shënuar Çalhanoglu në Champions

Hakan Çalhanoglu ishte heroi i Interit, në sfidën ndaj Barcelonës, ku zikaltrit triumfuan me rezultatin 1-0. Me një gjuajtje të kalibruar nga distanca në minutën e 45+1’ turku arriti të surprizonte portierin Ter Shtegen duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.

cala

Plot 6 vit pritje për Çalhanoglu për të shënuar një gol tjetër në Champions, i cili ishte i pari me fanellën e Interit në këtë kompeticion. Më herët mesfushori turk kishte shënuar më 14 shtator të vitit 2016 kundër CSKA-së së Moskës. Asokohe Çalhanoglu ishte pjesë e gjermanëve të Bajern Leverkusen. Edhe në 2016 Çala realizonte më një gjuajtje nga jashtë zonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"