Heroi i fitores ndaj Laçit, Pedro Augusto: Nuk e kisha menduar këtë fillim tek Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 20:00

Heroi i fitores ndaj Laçit, Pedro Augusto: Nuk e kisha menduar këtë fillim tek Egnatia

Sulmuesi Pedro Augusto Kabral ishte heroi i fitores së rëndësishme që Egnatia siguroi në transfertë ndaj Laçit. Braziliani po tregohet përcaktues, pasi golat e tij po u japin pikë rrogozhinasve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, braziliani Pedro pohoi se nuk e kishte menduar këtë start, pasi në pesë javët e para ka shënuar 4 gola.

pedro augusto

“Nuk e kisha menduar një fillim të tillë me Egnatian. Gjithmonë zbres në fushë për të bërë më të mirën. Mundohem të bëj detyrën si duhet dhe skuadra të marrë pikët e plota. Ndaj Laçit ishim përgatitur për të luajtur mirë e të mos dilnim pa pikë. Arrita të shënoja dy gola me Kastriotin, që nuk i harroj lehtë.

Fati ishte me mua edhe në Laç, ku u tregova vendimtar me atë goditje që përfundoi në rrjetë. Kam ardhur në verë tek Egnatia, por u përshtata shpejt me lojën. Ndihem mirë që deri tani kam shënuar katër gola, po veç aspektit personal dua që skuadra të marrë më të mirën e mundshme.

Festa ishte e madhe, merituam gjithçka, jo se shënova, por të gjithë ishin të saktë në detyrat e dhëna nga stafi. Dua të jap kontributin tim sa herë të më besohet nga stafi në të mirë të Egnatias”, u shpreh braziliani Pedro për “Panorama Sport”.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"