Heroi i finales, Grizman: Jam larguar 14 vjeç nga familja, po marr shpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 17:18

Heroi i finales, Grizman: Jam larguar 14 vjeç nga familja, po marr shpërblim

Një tjetër trofe për atë dhe për Atletikon e Madridit, por sërish i firmosur nga Antuan Grizman. Ndoshta, nëse këtë sezon nuk e nisi aspak mirë, ylli i formacionit të Diego Pablo Simeones ka ditur që të rigjejë veten në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe tani më shumë se kurrë pranon se edhe ai ndien siguri në cilësitë që ka.

Grezman

Antuan, cila është ndjesia e kësaj kupe?

Unë vendosa që të braktisja shtëpinë time në moshën 14- vjeçare, lashë Francën për Spanjën, por edhe pse ndihesha i vetëm dhe më mungonte familja, brenda vetes ndieja që për të arritur të fitoja këto trofe nevojiteshin sakrifica. Tashmë, pas shumë vitesh sakrifica, ka ardhur momenti që të marr shpërblimin tim dhe jam shumë i lumtur. Madje, shpresoj që të fitoj edhe sa më shumë trofe të tjerë.

Atletiko, tjetër nivel kundrejt Marsejës?

Ne bëmë një ndeshje serioze, por i kishim studiuar mirë dhe e dinim që në fazën ofensive ata ishin shumë të rrezikshëm. Në minutat e para patëm fat, por më pas bëmë një punë shumë të mirë në mbrojtje, por më e rëndësishmja ditëm që të shfrytëzonim të gjitha gabimet e rivalëve tanë dhe ishim cinik përpara portës.

Dopieta në momentin më të mirë të sezonit?

Nuk e di nëse ishte gjakftohtësi e momentit, por mendoj se tashmë kam arritur vetëbesimin tim dhe kjo më lejon që të luaj më i qetë. Të shënosh është gjithmonë bukur, por kur me golat e tu ndihmon ekipin dhe arrin të triumfosh, aq më shumë në Europë, është fantastike.

Ishte kjo Ligë Europe një trofe lamtumire?

Nuk do flas tani për të ardhmen time. Ndoshta pas Botërorit.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"